Reperja shqiptare, Melinda Ademi, vazhdon të jetë personazh tejet aktiv dhe i ndjekur në rrjete sociale.
Ajo së fundmi i është bashkuar njërës prej sfidave në Instagram, për të publikuar imazhe e video që ua kërkojnë fansat.
Në mesin e këtyre, i është kërkuar të publikojë një fotografi kur ka qenë në shkollë fillore.
“Ndonjë fotografi kur keni qenë në shkollë fillore”, ka qenë kërkesa e një ndjekësi, ndërsa nuk ka munguar një replikë nga 25 vjeçarja.
Në imazhin e hedhur në InstaStory, Melinda duket po aq e njëjtë sikurse tani – pa ndonjë ndryshim të madh në pamje.
Melinda është akoma duke shijuar suksesin e “Mëkatare”, e cila deri më tani ka kaluar shifrën e 11 milionë klikimeve në platformën YouTube.
Ademi momentalisht është në Amerikë, duke kaluar një kohë të mirë pranë familjes.