Mehani: Fadil Nura mashtroi mësimdhënësit

Shkruan Hysni Mehani, Kryetar i VV-së në Skenderaj

“Fadil Nurës – ose i ka faj Albin Kurti, ose Bekim Jashari!

Fadili nuk ka faje! Sepse si viktimë që është, nuk mundet të bëjë diçka tjetër përveçse ta luaj rolin e viktimës. Për gjynah..

Fadili i ka mashtruar mësimdhënësit për shujta dhe për këtë gjë tash e fajëson qeverinë.
Mundohet të përfitojë politikisht edhe kur mashtron. Fillimisht mashtron, pastaj fajëson të tjerët për mashtrimin e tij. Dy herë mashtrues!

Nëse çdo gjë do të ishte në rregull dhe Ministria e Financave do të mund të procedonte me pagesat, pse nuk do ta bënte?!

Logjika e Fadilit thotë se për inati! Qysh me i dhanë përgjigje kësaj logjike?! Qysh?! E me këtë logjikë Fadili shpreson me iu hedh hi syve mësimdhënësve.

3.4 milionë euro i ka Fadil Nura për investime kapitale, prej tyre deri tash veç 267 mijë euro i ka realizuar. Për mos realizmin e tyre i ka faj Bekim Jashari që ja ka lënë buxhetin e miratuar, e me gjasë edhe Albin Kurti. Pse kanë faje në këtë rast nuk e dimë?! Amo Fadilit i kanë faje. Pikë!

Vitin e kaluar më shumë se 600 mijë euro ishin suficit, e Bekim Haxhiu deklaronte pa fije turpi se Albin Kurti ia ka ndalë buxhetin Skënderajt.

Logjikë e mbrapshtë: përçaj e sundo!

Mbi 7 mije euro i ka shpenzuar komuna për dreka zyrtare në 3 muajt e parë të vitit 2022.
1,292€ ishin shpenzuar për të njëjtën periudhë në vitin 2021.

Prej 1,292€ në 7,100€ – JO shujta, por dreka zyrtare!

Të dashur mësimdhënës, mos i besoni më Fadilit e as tentimeve për mashtrime përmës shfajësimëve. Thjesht injorojeni, sepse nëse mundet Fadili me ja pagu shujtat atij që ia faturon në emër të tij, është i pari i shokëve. 😃”