Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se në rajonin e Rugovës kanë zhvilluar operacionin për lokalizimin e vatrave të zjarrit dhe shuarjen e tyre.
“Operacioni është zhvilluar gjatë ditës në koordinim dhe bashkëpunim me njësinë e helikopterëve të KFOR-it dhe njësisë së zjarrfikës nga komuna e Pejës”, është shprehur Mehaj në orët e vona.
“Janë duke u bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të lokalizuar vatrat e reja që janë shfaqur, sidomos në mbrëmje nga erërat e shfaqura që po vështirësojnë lokalizimin e tyre.
Njësitet tona edhe pse ishin të gatshme për reagim në Shirokë të Suharekës, fatmirësisht, zjarri u lokalizua paraprakisht nga autoritetet civile”.
Ai ka thënë se gjendja është duke u monitoruar pandërprerë dhe FSK është në gatishmëri për reagim me të gjitha kapacitetet në dispozicion.
\RTV-Okarina\