Mehaj bënë të ditur që po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese të FSK-së krah Forcave Amerikane

 

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se janë duke vazhduar me sukses operacionet trajnuese të FSK-së krah Forcave Amerikane në kuadër të stërvitjes “DEFENDER-Europe 21”.

Tutje, Mehaj thotë se Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm më SHBA-në dhe forcat esaj si dhe gatishmerinë e plotë për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

”Rruga jonë është drejt NATO-s”, ka shkruar Mehaj në facebook.

 

 

 

 

”Po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese krah për krah me Forcat Amerikane, në kuadër të stërvitjes ‘’DEFENDER-Europe 21’’

Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngusht dhe të përhershëm me SHBA-në dhe forcat e saj si dhe gadishmërinë e plotë për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Rruga jonë është drejt NATO-s”.
\RTV-Okarina\