Megjithatë Donika Gërvalla shkon në Luginën e Preshevës

 

Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të ditur se i është ndaluar vizita në Luginën e Preshevës, ministres Donika Gërvalla Schwarz.

Megjithatë sot ajo bëri të ditur se do ta zhvillojë vizitën e saj atje.

“Ndihem shumë e privilegjuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të vizitoj përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë dhe të flas e të shoh nga afër se si mund të thellojmë bashkëpunimin tonë”.

E para e MPJD-së theksoi se vizitën e saj do ta fillojë në Bujanoc, ku gjatë ditë do të qëndrojë në Preshevë.

“Së bashku me prof. Rexhep Gjergjin jemi nisur drejt Bujanocit, ku do të takohemi fillimisht me kryetarin e kësaj komune, z. Nagip Arifi. Takime do të zhvillojmë edhe me përfaqësues të tjerë institucional në këtë komunë”.
“Gjatë ditës do të qëndrojmë edhe në Preshevë, ku do të takohemi edhe me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani. Do të zhvillojmë takime me deputetë, përfaqësues të partive politike shqiptare dhe studentë”.