Zgjedhja e një gruaje për presidente në Kosovë për herë të dytë mori vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare.
“Reuters” e nis artikullin duke thënë se Vjosa Osmani, një juriste me profesion, u shkollua në SHBA dhe se ishte kandidatja e Vetëvendosjes për postin e presidentes.
“Vjosa Osmani ishte në detyrë si presidente e Kosovës që nga nëntori i vitit të kaluar kur paraardhësi i saj, Hashim Thaçi, dha dorëheqje për shkak se u përballë me gjyq për krime lufte në Holandë”, shkruan Reuters.
Për zgjedhjen e Osmanit presidente shkroi edhe e famshmja gjermane “Deutsche Welle” e cila në rreshtin e parë e quan atë lidere karizmatike.
“Liderja karizmatike 38 vjeçare mori mbështetjen nga parlamenti në një votim që u bojkotua nga parta serbe. Ish-presidenti Hashim Thaçi e la postin në nëntor pasi u akuzua për krime lufte”, nis shkrimi i DW.
Gazeta turke “Anadolu Agency”, derisa dha lajmin se Kosova ka një presidente të re tregoi pak edhe për figurën e Osmanit.
\RTV-Okarina\