Mediat gjermane për fitoren e Kurtit: Fitore e pastër e të majtës

 

Mediat gjermane kanë raportuar për rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.Lëvizja Vetëvendosje momentalisht po prinë e para me mbi 48 për qind të votave.

Ajo “parti e majtë-nacionaliste”, siç përshkruhet nga agjencia gjermane e lajmeve Dpa, la shumë pas Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila fitoi 17% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13 për qind të votave.

Ata pranuan humbjen mbrëmë, pasi u njoftuan rezultatet.

Për LDK-në, të cilën agjencia gjermane e përshkruan si “partia e aktivistit legjendar të të drejtave të njeriut dhe pacifistit, Ibrahim Rugova (1844-2006)”, është rezultati më i keq në historinë e tyre.

 

 

Kryeministri në largim nga partia, Avdulah Hoti, njoftoi se LDK do të vepronte si një “opozitë konstruktive” në parlament.

Ndërsa, shërbimi publik gjerman ARD përshkruan se: “Kurti i përket një brezi të ri të politikanëve. Ai mbron heqjen e gardës së vjetër që ka dominuar politikën e Kosovës që nga pavarësia.

Ish i burgosuri politik 45-vjeçar është një folës i talentuar.

Ai është veçanërisht e popullarizuar në mesin e të rinjve, por edhe njerëzve nga Kosova që jetojnë jashtë. Ata akuzojnë udhëheqjen e vjetër se nuk ka bërë asgjë kundër varfërisë dhe se ata janë të gjithë përgjegjës për korrupsionin e përhapur në vend”.