Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë në Zveçan, i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
Dogana ka hasur në mallra ushqimore të kontrabanduar, saktësisht çokollata në sasi rreth 60 pako.