Më shumë se 83 mijë raste me të infektuar nga Covid-19 në Kosovë

 

13 marsi i vitit të kaluar ka shënuar datën kur u lajmëruan edhe rastet e para me Covid-19 në Kosovë.

E sot, për më shumë se një vit  kemi 83 mijë e 612 raste pozitive.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si të dyshuar për koronavirus janë testuar 389 mijë e 791.

 

 

Numri i rasteve të shëruar ka arritur në 68 mijë e 601, ndërkaq numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet është 1 mijë e 776 rasteve të vdekjes.

Numri i rasteve aktive është 12 mijë e 635.

/RTV-Okarina/