Më shumë se 143 mijë mërgimtarë të regjistruar në Maqedoninë e Veriut

 

Sipas Entit Shtetërorë për Statistika numri i qytetarëve të regjistruar që jetojnë jashtë vendit ka shkuar në 143.755, transmeton Alsat. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6.600 mërgimtarë.

Regjistrim i diasporës përmes aplikacionit online mund të bëhet deri me 21 prill. Regjistrimi i popullsisë brenda vendit pritet të nis me 1 prill dhe do të zgjasë deri me 21 prill.

 

 

Ndryshe, qytetarët që jetojnë jashtë vendit e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, nga 1 prilli do të mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin që gjendet jashtë vendit.

Regjistrohuni në: https://census.stat.gov.mk

 

 

/RTV-Okarina/