Vali Corleoni është rehabilituar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë dy ditë më parë.
Kështu ka bërë të ditur për SHQIP.com mjeku kujdestar Gani Halilaj, i cili tha se Vali nesër do të ekzaminohet nga komisioni vlerësues.
“Po e kemi pranuar dy ditë më parë. Nuk mund të tregojmë më tepër pasi ai nesër do të ekzaminohet nga komisioni vlerësues për problemet e tij” .
Gjykata Themelore në Gjilan ditë më parë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit Princ Valentino Corleone.
Sipas kësaj mase ai duhet të mbahet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, me qëllim të ekzaminimit dhe observimit.