Për të shënuar 18 Qershorin, Ditën e Çlirimit të Skenderajt, Komuna e Skenderajt organizoi një varg aktivitetesh, duke filluar shënimin e kësaj date me nderime para shtatores së Komandantit Legjendar, Adem Jashari, nga vetë kryetari i komunës, Bekim Jashari bashkë me gjeneralët, Nuredin Lushtaku e Musa Jashari, me Shoqatat e Dala nga lufta e UÇK-së, Komandantin e Stacionit Policor në Skenderaj, Basri Durmishi, asambleistët, klubin e motoristëve “Veteranët e UÇK-së” dhe qytetarë.
“Në këtë ditë të shënuar kujtojmë e nderojmë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari, dhe të gjithë ata që kontribuan në jetësimin e ëndrres tonë shekullore për Liri e Pavarësi.”, shruan mes të tjerash Jashari.
\RTV-Okarina\