Me nderime dhe homazhe shënohet 95 vjetori i shkollës fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj dhe 97 vjetori i lindjes së heroit-mësuesit Shaban Jashari

 

Për të shënuar 95 vjetorin e themelimit te shkollës fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj dhe 97 vjetorin e lindjes së heroit-mësuesit Shaban jashari,  sot u mbajtën aktivitete të organizuara nga kolektivi i drejtorisë së shkollës fillore “Shaban Jashari”, në të cilat morën pjesë kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me kabinetin e tij, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, drejtorë shkollash, profesorë, nxënës dhe qytetarë të cilët me nderime pranë bustit të heroit-mësuesit Shaban Jashari filluan shënimin e këtij përvjetori.

Në një fjalë përshëndetëse, drejtoresha e shkollës, Hyra Gashi Tahiraj falenderoi gjithë pjesëmarrësit në këtë ditë të shënuar duke premtuar që ashtu si vetë emri madhor i shkollës, do punojnë me mund dhe përkushtim për të vazhduar drejtë sukseseve të metutjeshme.

 

 

Në anën tjetër, kryetari Bekim Jashari në një fjalë rasti, përshëndeti të gjithë të pranishmit duke i falenderuar për pjesëmarrje dhe uroi ditën e shkollës për të gjithë kolektivin dhe nxënësit e shkollës.

Edhe në emër të shoqatave të dala nga lufta e UèK-së, u shprehen mirënjohës për pjesëmarrje në këtë përvjetor dhe ditë të shënuar.

 

 

Pas nderimeve pranë bustit të heroit-mësuesit Shaban Jashari, të gjithë pjesëmarrësit viziuan edhe ekspozitën e përgatitur nga nxënësit e shkollës fillore “Shaban Jashari” në hollin e shkollës, ekspozitë në të cilën vetë nxënësit prezantuan punën kreative në lëndë të ndryshme.

Tutje aktivitetet vazhduan edhe me homazhe tek Kompleksi Memoriual “Adem Jashari” në Prekaz, për ta përmbyllur këtë përvjetor me homazhe pranë varrit të heroit-mësuesit Shaban Jashari.

\RTV-Okarina\