Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2022.
Pas dy ditësh seancë maratonë, buxheti u miratua me 76 vota pro, 52 kundër dhe asnjë abstenim.
Seanca për buxhetin u shoqërua me debate, akuza dhe kundër akuza mes palëve.
Opozita e konsideron buxhetin e vitit 2022 se favorizon oligarkët dhe varfëron shqiptarët, kurse mazhoranca si buxhetin që garanton rritjen ekonomike dhe rritjen e pagave.
Buxheti prej 4. 3 miliardë eurosh pritet të miratohet nen për nen më 25 nëntor.
\RTV-Okarina\