
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Laureta Thaqi, kanë pritur në takim themeluesin dhe drejtorin e festivalit, artistin Robert Nuha.
Kryetari Lladrovci dhe z.Nuha biseduan për përgatitjet e deritanishme për festivalin tradicional “Muajin e Mërgatës” në komunën e Drenasit, program ky që tashmë po ndiqet si model edhe nga komunat e tjera.
Muaji i mërgatës do të nis me datë 20 Korrik dhe do të përfundoj me 20 Gusht në sheshin “Fehmi Lladrovci”, që i kushtohet bashkatdhetarët tanë që vijnë gjatë muajve të verës në vendlindje, në qytetin e Drenasit.
Z.Nuha njoftoi se muaji i mërgatës do të jetë më shumë aktivitete të ndryshme si pika muzikore nga këngëtarë të njohur, shfaqje të filmave, pika humoristike e të tjera.
Kryetari Lladrovci e falënderoi për bashkëpunimin dhe për mënyrën e organizimit të festivalit që padyshim do të mbledh shumë qytetarë të Drenasit, të komunave të tjera dhe mysafirë nga vendet fqinjë si Shqipëria, Maqedonia e Mali i zi.
Kujtojmë që kjo është hera e katërt që muaji i mërgatës organizohet nga artisti ynë Robert Nuha, nën patronatin e kryetarit të komunës.
Ju mirëpresim!