Me 11 shkurt do mbahet seanca e radhës për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuara të Kosovës, ka njoftuar se konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të mbahet më 11 shkurt.

Siç thuhet në njoftim seanca do të fillojë në ora 11:oo.
“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 11 shkurt në orën 11:00”, thuhet në njoftim.


Në aktakuzën e konfirmuar për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.