Mbulohet me miell Ministri Murati, ua ndali pagat grevistëve

Antarët e Partisë Socialdemokratë (PSD), sot kanë zhvilluar një aksion duke e gjuajtur me miell ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Aksioni është zhvilluar pak minuta më parë, përderisa ministri Murati ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania.

Dardan Molliqaj, Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së zhvilluan aksionin kundër ministrit Murati, duke e gjuajtur me miell.

VIDEO