Granit Jashari është përforcimi më i ri i SC Gjilanit.
Qendërmbrojtësi i është bashkuar “skifterave” – për dy vite – të paktën kështu thuhet në kontratën e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në Facebook.
Jashari së fundmi ka qenë pjesë e KF Drenicës, ndërsa ka pasur fatin të luaj edhe për grumposhat e Përfaqësueses së Kosovës.
Ai është 23 vjeçar.
Paraprakisht, Gjilani ka arritur marrëveshje me Mevlan Zekën, Baton Zabërgjen dhe Besart Krivanjeva.
Sezonën e fundit kjo skuadër e mbylli në vendin e tretë, me 64 pikë të grumbulluara.
Ndeshjene rradhës – skuadra e udhëhequr nga Zekirija Ramadani e zhvillon kundër FK Liepaja – të enjten, me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të Europa Conference League.