Katte Middlton ka bërë padyshim një udhëtim përrallor. Nga një studente, në të dashurën më të përfolur në botë dhe sot në një princeshë moderne.
Ajo u bë dukeshë e Kembrixhit kur u martua me princin Uilliam më 29 prill të 2011. Por a do të quhet ajo mbretëreshë kur të martohet me mbretin? Sapo princi Uilliam të marrë fronin dhe të bëhet zyrtarisht mbret i Anglisë, Kate do të jetë bashkëshortja e mbretit.
Ndryshe nga sa mendohet, Kate nuk do të jetë mbretëresha e Anglisë, siç është sot mbretëresha Elizabetë. Kjo sepse Kate do të jetë monarke nga martesa dhe jo nga familja. Por për popullin, ajo do të njihet gjerësisht si Mbretëresha Catherine. Vajza e Kate dhe Uilliam, princesha Charlotte, ka potencialin për të mbajtur titullin Mbretëreshë e Anglisë, kjo falë ndryshimit të ligjit, që më herët i bënte djemtë pasardhësit e vetëm të mbretërisë, edhe në qoftë se ishin më të vegjël në moshë nga vajzat, por legjislacioni ndryshoi, para ardhjes në jetë të Princit Xhorxh në 2013, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj tradite. Kjo do të thotë se princesha Charlotte është e katërta në radhë për në fron, pas princit Charles, Uilliam dhe Xhorxh.
Në uebsajtin zyrtar të Pallatit Mbretëror saktësohet se vetëm nëse mbreti vendos ndryshe, bashkëshortja e mbretit kurorëzohet bashkë me mbretin, por në një ceremoni më të thjeshtë.
/RTV-Okarina/