“Mbledhje Komemorative në Drenas për Ish-Komandantin e UÇK-së, Zejnullah Prokshi”

Sot, në Sallën e Kulturës në Drenas, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është mbajtur mbledhje komemorative për nder të jetës dhe veprës së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Brigadën 114, Zejnullah Prokshi.

Në këtë mbledhje morën pjesë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me stafin e tij, Kryetari i komunes Skenderaj z.Fadil Nura dhe zavensi Sami Lushtaku , ish-luftëtarë të UÇK-së, shoqatat e dala nga lufta në nivel qendror dhe lokal, veteranë dhe invalidë të UÇK-së, familjarë dhe shumë qytetarë të tjerë.

Kryetari Lladrovci, në fjalën e tij, shprehu respekt dhe nderim për jetën dhe veprën atdhetare të Zejnullah Prokshit, duke veçuar dy momente të rëndësishme: momentin kur Zejnullah Prokshi u plagos dhe shkoi në Tiranë dhe momentin kur hyri në operacion në Turqi. “Nderimi për Zenën do të jetë i përhershëm, për veprën e tij atdhetare, angazhimin në kuadër të UÇK-së, dhe më vonë në TMK dhe FSK,” tha Lladrovci.

Lavdi jetës dhe veprës së Zejnullah Prokshit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!/OkarinaPress/