Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në rend dite pika të papërfunduara nga seancat e mbajtura në korrik

 

Sot mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ndërsa në rend dite janë pikat e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021, nga seanca e 19 tetorit, si dhe përgatitjet për seancë të re.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit mbahet në orën 10:00.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021:

Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,  Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021:

Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

Përgatitjet për seancë të re plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-060 për ratifikimin e “Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-061 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-028 për të drejtën ndërkombëtare private,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-033 për Provimin e Jurisprudencës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar,

Shqyrtimi i parë i  Projektligjit nr. 08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-017 për Ndihmë Juridike Falas,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-053 për Topografitë e Gjysmëpërçuesve,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-055 për Dizajnin industrial,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e konkurrencës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për Deminim Humanitar,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-058 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-074 për Shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-059 për Patentat,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-007 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me Raportin e Auditimit për Pasqyratë Vjetore Financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sha.a. për vitin 2020,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,

Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,

Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (prej tyre dy (2) nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një (1) nga radhët e komuniteteve jo shumicë),

Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,

Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

 

\RTV-Okarina\