Mbi 30 milionë € do të kushtojë restaurimi i Kullave të Jasharajve, ja kur nisin punimet

Kjo histori e dhimbshme do të jetë gjithmonë aty në rrëfimet e faktet që do ta mbajnë çdoherë gjallë këtë Memorial.

Aty do të investohet në restaurimin e Kullës, që bota ta ketë mundësinë ta njeh nga afër gjenocidin serb në luftën e fundit në Kosovë.

Restaurimi i Kompleksit Memorail “Adem Jashari” në Prekaz pritet të fillojë qysh në pranverë.

Kullat e Jasharajve do të restaurohen, por paraprakisht do të mblidhet komisioni për të miratuar detyrën projektuese dhe më pas për ta zgjedhur kompaninë.

Bislim Zogaj, Drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorial, tha për Front Online se është një plan i madh, që përfshinë jo vetëm kullat.

Aty do të ketë edhe muze.

“Shpresojmë që me fillim të pranverës do të fillojnë punimet për restaurimin e kullave, por edhe të gjithë projektit sepse nuk do të jetë vetëm një detyrë projektuese vetëm për kullat, por edhe do të jetë edhe për një masterplan që përfshin në gjithë hapësirën në kompleksin Adem Jashari. Pra, përveç kullave do të ketë muze, do të ketë shtigje, do të ketë objekte të tjera përcjellëse kështu që do të jetë një projekt bukur i madh”, tha ai për Front Online.

 Kulla e Jasharajve pas restaurimit do të digjitalizohet, s’do të ketë ciceron

 Shtigje, Muze e objekte të tjera përcjellëse do t’iu bashkohen kullës së Jasharajve.

E për ndërtimin e këtyre, pritet që të ndahen mbi 30 milionë euro.

Kështu thotë për Front Online, Bislim Zogaj.

“Nuk e kemi idenë, se përderisa më herët e kemi pasë vetëm një projekt, vetëm për kullat që është paraparë me kushtu rreth 6 milionë, por u kanë në pyetje vetëm kullat, kurse tani e kemi një projekt apo një hapësirë nga bunkeri atje lart e deri tek fabrika e municionit, besojmë se do të jetë një kosto bukur e madhe, do të duhej me kalu 30 milionshin”, deklaroi ai për Front Online.

Sakrifica e historia e familjes Jashari do të mësohet  përmes digjitalizimit.

“Gjasat reale që të bëhet në mënyrë të digjitalizuar, e jo me cicëron”, tha Zogaj.

Zogaj: Vetëm dy ciceron në Kullën e Jasharajve, kam bërë kërkesë më është refuzuar

Ai për Front Online tha se për momentin janë vetëm dy cicëron, që sipas tij nuk janë të mjaftueshëm.

“Për momentin janë dy ciceronë, që as përafërsisht nuk i mbulojnë nevojat e vizitorëve, kam bërë kërkesë për ciceronë të tjerë, nuk mu ka leju, por ata të dy përafërsisht nuk e mbulojnë nevojën e vizitorëve për shpjegime”, deklaroi ai.

Për restaurimin e Kullës së Jasharajve ka folur ditë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Kompleksi Memorial “Adem Jashari” është një nga proceset më delikate të Republikës së Kosovës, dhe për atë jemi siguruar të punojmë me një ndjeshmëri dhe përgjegjësi të lartë, me qasje profesionale e multi-diciplinare, nga historia, monumentaliteti, peizazhi kulturor e natyror, deri te vlerësimi profesional teknik dhe kujtesa kolektive”, tha ai.

Kurti tutje tha se historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari.