102 mijë e 782 persona janë shëruar nga COVID-19 deri më tani në Kosovë.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike që nga përhapja e koronavirusit në mars të vitit të kaluar e deri më sot janë regjistruar 107 mijë e 405 persona.
IKSHPK bën të ditur se 609 mijë e 350 janë testuar si të dyshuar për COVID-19.
Deri më tani i kemi 2 mijë e 243 raste të vdekjes. Kurse, numri i rasteve aktive në vendin tonë është 2 mijë e 380.
“Numri total i rasteve pozitive është 107.405 raste nga 609.350 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.380”.
\RTV-Okarina\