Organizata joqeveritare GERMIN përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.
Germin ka thënë se deri më tani janë refuzuar 1.632 vota nga diaspora, sipas njoftimit 5.778 votues janë verifikuar dhe 4.146 janë aprovuar.
Më poshtë gjeni informatat në lidhje me numrin e zarfeve të verifikuara deri mbrëmë, duke përfshirë ato të aprovuarat, të aprovuarat dhe arsyet e refuzimit të tyre. Ne, çdo ditë do t’ju mbajmë të informuar në lidhje me këtë proces deri në përfundimin e tij.
Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të filloj procesi i numërimit”, thuhet në njoftim.