Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 94.656 raste nga 451.922 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.934 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 78.702 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.020.
Ndryshe, sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19, me qëllim të kontrollit, parandalimit dhe luftimit të pandemisë COVID–19.
\RTV-Okarina\