Mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 90.430 raste nga 425.850 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.872 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 771 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 74.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.804.

 

 

IKSHPK thekson se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.

Instituti përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

 

\RTV-Okarina\