Mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 99.536 raste nga 486.970 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.022 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 737 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 84.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.186.

 

 

Ndryshe, nga 7 prilli kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19.

\RTV-Okarina\