Mbi 12 mijë raste aktive me Covid në Kosovë

 

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se deri tani, numri i rasteve aktive është 12 mijë e 159.

Rastet me COVID-19 janë rritur ndjeshëm ditët e fundit, ndërsa shqetërsues është fakti se shumica prej tyre janë me variantin Delta.

 

Që nga fillimi i pandemisë, sipas MSH-së, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës.

Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ditën e djeshme është shënuar rekord i rasteve të reja me COVID-19, ku 2 mijë 110 persona rezultuan pozitiv.

 

\RTV-Okarina\