Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë me dije se janë gjithësej 1 mijë e 259 pacienta që po trajtohen nga Covid19.
“1061 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1060 me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv”, thuhet në raportin e ShSKUK-së.
Njoftimi i plotë:
ShSKUK: 1259 pacientë në trajtim nga COVID-19
Sipas raportit të punës për datën 31 gusht 2021, në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 1259 pacientë.
1061 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1060 me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv.
Në klinikat COVID të QKUK-së janë të shtrirë 437 pacientë, 361 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, 389 me oksigjeno-terapi.
Raporti statistikor sipas klinikave COVID dhe spitalet e përgjithshme
– Klinika Infektive, 113 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 96 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 97 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë
– Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 19 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 17 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 822 pacientë, 700 prej tyre Covid-19 pozitivë, 671 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 174 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 139 pacientë
– Spitali i Pejës, 210 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 144 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 27 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 80 pacientë
\RTV-Okarina\