Në aksionin e sotëm, Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se ishin rreth 250 autobusë, ku operatorët ekonomikë shprehën pakënaqësi duke lëvizur nëpër kryeqytet.
Ai ka thënë se deri në plotësimin e kërkesave, greva do të vazhdojë.
Kësisoj, ende nuk dihet se kur do të kenë mundësi qytetarët e Kosovës të udhëtojnë me autobus.
Kjo është dita e tretë që kur kjo shoqatë ka hyrë në grevë.
/RTV-Okarina/