Raportohet se Kylian Mbappe i ka dërguar mesazh privat Marcus Rashfordit pas humbjes së penalltisë në finale të Euro 2020.
Italia e fitoi Kampionatin Evropian, pasi mposhti Anglinë me anë të penalltive 3-2, derisa koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1-1.
Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Sakan, dështuan të shënonin nga pika e bardhë, duke bërë që Azzurët ta merrnin trofeun në duar.
Duke e kuptuar se si ndihej në ato momente, Mbappe raportohet se i ka dërguar mesazh privat Rashfordit.
Francezi ishte pothuajse në të njëjtën situatë, pasi edhe ai e humbi penalltinë në përballjen ndaj Zvicrës, duke u eliminuar nga Euro 2020.
Rashford u ka kërkuar falje të gjithë tifozëve për zhgënjimin që morën në finale, por që askush më shumë se ta nuk ka dashur të fitojë.
\RTV-Okarina\