Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Edona Maloku – Bërdyna ka njoftuar se mbi 1400 mësimdhënës dhe mbi 6 mijë nxënës janë të infektuar me COVID-19 në gjithë Kosovën.
Në një konferencë për media, Maloku – Bërdyna tha se “Nga 23 mijë e 90 mësimdhënës, me COVID-19 janë 1489 mësimdhënës. Nga 298 mijë nxënës, janë mbi 6 mijëtë infektuar me COVID-19. Me skenarin rikthimi me prani fizike janë 672 shkolla, me skenarin A 7 shkolla, me skenarin B janë pesë shkolla, ndërsa në skenarin C janë 90 shkolla”, tha ajo.
Zëvendësministrja e MASHTI-t ka bërë thirrje për respektim të masave në shkolla dhe për vaksinim të fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare.
Ajo ka folur edhe për dy marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e arsimit të cilat janë miratuar ditë më parë në Kuvend.