Marrin flakë njësorët e rrymës në një banesë në Prishtinë, Policia dhe KEDS japin detaje

Kanë marrë flakë orët e një objekti banesor në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala, i cili tha se janë djegur disa njësore të rrymës në një banesë në lagjen Bregu i Diellit.

Ndërsa, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se deri tani nuk raportohet se ka persona të lënduar, kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrëfikësit.

” Sot rreth orës 18:00, është pranuar informata për një incident zjarri ( janë djegur njësorët e rrymës) në një objekt banesor në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.RTVOKARINA.