Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se marinsat amerikanë po trajtojnë policët ushtarakë të Kosovës.
Ky trajnim po zhvillohet në kazermën “Adem Jashari”, ku policët ushtarakë po marrin njohuri për neutralizimin e gjuajtësit aktiv, ndalesat e trafikut me rrezikshmëri të lartë, operimin me armët jovdekjeprurëse, si dhe negociimin me pengjet dhe lirimin e tyre.
“Falënderim dhe mirënjohje të përjetshme për Shtetin, Kombin dhe Forcat Amerikane!”, shkroi ministri Mehaj. /Zëri