Maqedonia është bërë Kosovë për FIBA-n

Përfaqësuesja e të rinjve të Maqedonisë së Veriut e cila sot në Tbilisi luajti ndeshjen e xhiros së tretë të Kampionatit Evropian – Divizioni B kundër Kosovës, ka përjetuar një poshtërim të rëndë pasi organizatorët kanë bërë një shkelje të madhe duke e quajtur vendin tonë si Maqedonia e Veriut Kosovë, shkruajnë portalet maqedonase.

Në pjesën e parë të transmetimit zyrtar në faqen e FIBA-s në YouTube, mund të shihni Kosovën në njërën anë dhe Maqedoninë e Veriut Kosovën në anën tjetër. Ky gabim teknik është shfrytëzuar edhe për sulme ndaj FIBA, por edhe ndaj përgjegjësve të federatës vendore. (INA)