Manchester City i Guardiolës po vazhdon me fitore në Premier Leaguen angleze duke e regjistruar fitorën e nëntë radhazi.
“Viktima” e radhës ishte Leicester City të cilën e mposhti me rezultat 6-3 në kuadër të xhiros së 19-të.
Musafirët kishin 25 minuta tmerri në fiillimin e ndeshjes ku dhe pësuan plotë katër gola.
“Cityzens” e nisën furrishëm takimin teksa vetëm pas pesë minutave shënuan golin e parë me Kevin De Bruyne pas asistimit të mrekullueshëm nga veterani Fernandinho.
Në minutën 14′, algjeriani Mahrez realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe dyfishoi reziltatin.
Ilkay Gundogan realizoi nga afërsia në minutën 21′, kurse katër minuta më vonë Raheem Sterling realizoi nga penalltia të cilën e fitoi po vet.
Me rezultatin 4-0 përfundoi pjesa e parë, por “show” vetëm sapo kishte filluar.
James Maddison në minutën e 55′ shënoi pas një kundërsulmi duke e shfrytëzuar më së miri asistimin e Iheanachos.
Iheanacho asistoi dhe në golin e dytë të musafirëve të cilin e shënoi Ademola Lookman në minutën 59′.
Pas dy asistimeve i erdhi radha që të shënonte vet Iheanacho në minutën 65′ dhe të jepte shpresë Leicesterit se do shkëpuste së paku një pikë në “Etihad”.
Por këtë shpresë e shuajti Aymeric Laporte pas vetëm katër minutave kur shënoi me kokë pas asistimit të Mahrez.
Rezultatin përfundimtar Manchester City 6-3 Leicester City e vulosi Raheem Sterling pas asistimit të pavullnetshëm nga Ruben Dias në minutën 87′.
Pas kësaj fitoreje Manchester City vazhdon të jetë në krye të tabelës me 47 pikë, 6 më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Kurse, Leicester City ndodhet në pozitën e 10-të me 22 pikë të grumbulluara në 17 ndeshje të zhvilluara.