Manchester City gati për ti paguar 150 milionë euro në këmbim të Harry Kane

 

Skuadra Angleze Manchester City është gati të shpenzojë shuma të mëdha parash për Harry Kane.

Pas Chelsea, Manchester City është gati të “thyejë” bankën për bomberin Harry Kane. Kësaj radhe mund të shënohet sërish brenda kësaj vere blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier League.

The Citizens janë gati të paguajnë 150 milion euro në rast se Totenham jep sinjale se është dakord.

Gjithsesi gjithçka do të zbardhet javën tjetër kur Manchester City do të përballet me Totenham. Deri më tani Kane është pjesë e londinezëve, por në rast se ka dakordësi atëhere pritet të jetë vetëm çështje ditësh transferimi.

Manchester City bleu për 100 milion euro Jack Grealish nga Aston Villa teksa deri më tani transferimi më i shtrenjtë është Lukaku drejt Chelsea-s për 115 milion euro.

 

\RTV-Okarina\