Makina ra në lumin Osum dhe ajo vdiq bashkë me djalin, nëna 25-vjeçare kishte 20 ditë që kishte marrë patentën

Kanë dalë në dritë detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik të regjistruar ditën e djeshme në Berat.

Makina Mercedes Benz doli nga rruga dhe përfundoi në Osum bashkë me nënë dhe djalin.

Pas ngjarjes drejtoria e shërbimeve pranë bashkisë Berat ka filluar punën për riparimin e kangjellave në anë të trotuarit të rrugës urbane “Antipatrea”.

Klaudja Xhaferaj po kthehej nga spitali me djalin e saj kur një parakalim i gabuar bëri që të humbiste kontrollin dhe të përfundonte në lumë.

Sipas burimeve të specialistëve rrugorë mësohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit dhe paaftësia e saj për të manovruar me mjetin.

Klaudja Xhaferaj kishte vetëm 20 ditë që kishte marrë patentën për të drejtuar mjetin, ndërsa sipas ekspertizës mjeko ligjore vdekja është shkaktuar nga mbytja si pasojë e qëndrimit të gjatë në ujë.