Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri sot do të shpallë kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga dega e LDK-së në Gjilan.
“Ju njoftojmë se Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, më 10 mars në ora 13:00, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të LDK-së në nivel qendror”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Isa Mustafa dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.
Deri më tash kandidatë për kryetar të kësaj partie janë Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Anton Quni.
/RTV-Okarina/