Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qenë i pari në këtë komunë që e ka marrë vaksinën anti-COVID-19, në shenjë sensibilizimi për vaksinim të të gjithëve.
“Unë i jam paraqitur thirrjes për vaksinim anti-COVID-19 për të filluar sensibilizimin. Me dëshirën time personale do t’ia lejoja një personi më të moshur për t’u vaksinuar, por këtë e bëra për shkak të nevojës që të krijojmë besim tek vaksina”, ka thënë Haziri.
“Përpos punëtorëve shëndetësorë, besojmë shumë që së shpejti do të fillojmë vaksinimin edhe për personat mbi moshën 75 vjeçare, të cilët janë regjistruar. Unë i ftoj të gjithë që të lajmërohen për ta marrë vaksinën kundër COVID-19 në momentin që do t’i kemi dozat”, shtoi Haziri.
Haziri ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i zbatojnë masat kundër përhapjes së virusit.
Pas Haziri, vaksinën e mori edhe kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike, dr. Ajhane Sefiu dhe drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Lutfi Haziri.