Drenica e Tahir Lushtakut është eliminuar nga Kupa e Kosovës sot përballë Prishtinës, ndeshje të cilën baedhekaltrit e fituan 2-1.
Kjo ndeshje solli shumë ankesa nga kampi drenicas për shkak të vendimeve të gjyqtarit kryesor Mervan Bejtullahu.
Pas ndeshjes trajneri Lushtaku dha kritika të ashpra për Bejtullahun, apo siç e quan ai “Gramoz Shala i dytë”.
Kjo është deklarata e trajnerit të kuqezinjëve pas ndeshjes:
“Kemi qenë shumë ma të mirë dhe ma të rrezikshëm se Prishtina, por faktorë tjerë po ndikojnë. Mundi dhe djersa e futbollistëve po humbët nga këta gjyqtarë. E kemi parë në kampionat Gramoz Shalën që na dëmtoi ndaj Prishtinës, derisa sot një Gramoz tjetër doli. Nuk e di deri kur kështu, me këtë referim. Akterët kryesorë të ndeshjes kanë qenë gjyqtarët. Kemi krijuar shumë raste, kemi dominuar, por në fund u dëmtuam shumë. Tetë minuta vazhdime vetëm në Premier League kam pa, në Kosovë jo. U dhanë tetë minuta shtesë, pastaj ajo penallti. Nuk ka pasur ndërprerje të ndeshjes që të jepen aq minuta. Ka pasur shumë gabime sa i përket pjesës së referimit. Sinqerisht po them, faktorët kryesorë për eliminimin tonë ka qenë gjyqtarët. I përgëzojë futbollistët e mi për angazhimin dhe luftën që bën, pasi ne jemi fitues moral, e le të mbetet në ndërgjegjen e gjyqtarëve kjo humbje e jona”, tha Lushtaku pas ndeshjes.
\RTV-Okarina\