Në pesë vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani“, u shpreh Mandl.
“Pesë vjet më parë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me #Kosovën hyri në fuqi. Si marrëdhënia e parë kontraktuale midis EU dhe RKS kjo ishte një moment historik i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani”, ka shkruar ai.
/RTV-Okarina/