Luftimi i dhunës ndaj femrës, tema e xhumasë në çdo xhami në Kosovë

 

Bashkësia Islame e Kosovës, duke parë dhe rastet e shumëta të dhunës ndaj femrave, mbrëm ka rekomanduar të gjithë imamët e xhamive në Kosovë që temën e hutbes së xhumasë ta mbajnë me temën: “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”.

BIK-u këtë kërkesë e bëri mbrëm përmes një postimi në ”Facebook”.

 

 

”Nesër, me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, në hytben e xhumasë do të ligjërohet tema: “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”, thuhet në postimin e faqes zyrtare të BIK-ut.

\RTV-Okarina\