Fillon mbështetja masive e popullit për Vëllezërit Geci, për kauzën 26 vjeçare për zbardhjen e Komunikatës nr. 59 Tashmë ka filluar mbështetja e madhe për Vëllezërit Geci nga Llausha, pas dëshmisë së Fadil Gecit në Gjykatën Speciale të Hagës, për Komunikatën numër 59. Ish-luftëtari i UÇK-së, Gani Geci ka publikuar një fotografi ku shihen burra e djemë nga Dukagjini, të cilët kanë vizituar familjen Geci në kullën e tyre në Llaushë.
Sot, në kullën tonë, në shenjë përkrahjeje dhe respekti për Vëllezërit Geci, për kauzën tonë të drejtë për të ndjekur politikën e djathtë të Presidentit Rugova, në luftën tonë të gjatë për Liri, Demokraci dhe Pavarësi. Burra e djemë nga Dukagjini u mblodhën në kullën e Bajraktarit të Llaushës për të na dhënë kurajo e mbështetje, shumë nga këta burra ishin pjestarë të UÇK-së. Faleminderit shumë për përkrahjen!
Mbështetja për Vëllezërit Geci dhe përpjekjet e tyre për zbardhjen e Komunikatës nr. 59 ka marrë vëmendje të madhe nga komuniteti, veçanërisht pas dëshmisë së fundit të Fadil Gecit në Gjykatën Speciale në Hagë. Kjo kauzë e nisur 26 vite më parë është bërë simbol i përpjekjeve për të hedhur dritë mbi disa nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Kosovës dhe ka frymëzuar mbështetje të gjerë nga burra dhe të rinj të Dukagjinit, të cilët kanë vizituar kullën e Vëllezërve Geci në Llaushë si shenjë solidariteti dhe respekti.
Ky akt përkrahjeje nga njerëzit e zonës, shumë prej të cilëve kanë qenë luftëtarë të UÇK-së, përforcon angazhimin e tyre për Liri, Demokraci dhe Pavarësi, duke ndjekur parimet e politikës së djathtë të ish-Presidentit Rugova