Lladrovci ndan 146 bursa për studentë e Drenasit

Më rastin e nënshkrimit të kontratave, ka marr pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i cili edhe ka bërë nënshkrimin e kontratave për 146 bursa të nivelit të studimeve bachelor. Nga studentët që kanë plotësuar kriteret, jashtë listës përfituese (146) me buxhet të komunës, janë edhe 112 studentë të tjerë që i kanë plotësuar kriteret dhe varësisht nga lajmërimi i donatorëve do të jenë përfitues të bursës, listë kjo që është publikuar edhe në ueb faqe të komunës.

Kryetari Lladrovci, gjatë nënshkrimit të kontratave me përfituesit, tha se ndjehet krenar si kryetar komune, sepse asnjë studenti që i ka plotësuar kriteret, nuk i është mohuar e drejta e përfitimit. Lladrovci shtoj se “avancimi i juaj, arritja e juaj, është arritje edhe e familjes dhe komunës së Drenasit. Ju përgëzoj që jeni fitues i bursës sepse e meritoni, pasi që keni plotësuar kriteret e konkursit, sot jam shumë krenar, sepse asnjë studentë që i ka plotësuar kriteret, nuk i kemi mbyllur derën”, ka thënë kryetari mes tjerash.