Lista e Vjoses regjistrohet nesër në KQZ, do ta drejtojë Donika Gervalla

Sipas burimeve të Indeksonline, nesër në ditën e të dashuruarve lista “Guxo” e Vjosa Osmanit do të regjistrohet si subjekt politik, dhe atë do ta drejtojë ministrja aktuale e Puneve të Jashtme, Donika Gervalla, pasi që presidentes Vjosa Osmani nuk i lejohet të jetë kryetare dhe as pjesë e ndonjë partie politike.

Regjistrimi i listës së Vjosa Osmanit në këtë kohë të kritikave të shumta që janë drejtuar kah ajo, mund të shihet edhe si sinjal i prishjes së koalicionit dhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme këtë vit. /RTV Okarina/