Liridon Leci pensionohet nga futbolli

Që nga ky sezon do të shohim një yll më pak në fushat e blerta.

Liridon Leci ka vendosur t’i jep fund karrierës së tij të bujshme si në arenën vendore, po ashtu dhe në disa skuadra jashtë shqiptarisë.

Mbrojtësi i majtë ka fituar dy herë Superligën e Kosovës me Dritën dhe dy herë Kupën e Kosovës, së fundmi me LLapin.

36 Vjeçari ka luajtur në Kosovë për skuadra të ndryshme si: Prishtina, Hajvalia, Drita dhe Llapi, kurse në Kategorinë Superiore në Shqipëri, Leci ka veshur fanellat e klubeve: Elbasani, Flamurtari, Besa e Ksvajës, Vllaznia dhe Kastrioti.

Leci në Suedi ka qenë pjesë e dy ekipeve suedeze Kalmar dhe Landskrona që e pasurojnë dhe më shumë karrierën e tij.

Lajmin për tërheqjen nga futbolli e bëri vet futbollisti përmes një postimi në rrjetin social ”Facebook”.

 

 

Ja shkrimi i tij i plotë:

”Në adoloshencë të gjithë ëndërrojnë të bëhen futbollistë, por pak ia arrijnë ta realizojnë këtë dëshirë.

E quaj veten me fat që kjo ëndërr jo vetëm që mu plotësua, por shkoi përtej, sepse arrita të kontribuoj në karrierën time mbi 20 vjeçare me disa fanella, duke nisur me krenarinë tonë – Ekipin Kombëtar, për të vijuar me disa ekipe në Kosovë, Shqipëri e deri në Suedi.

Nuk e di sesa kam arritur të plotësoj detyrat e shtabeve teknike, të knaqë e gëzoj futbollistët, por ju garantoj se sa herë kam zbritur në fushë jam munduar te jap Zemrën për çdo fanellë.

Tashmë pasi kam provuar të gjitha, trofe, lot gëzimi tek tifozët, kam vendosur ta mbyllë karrierën. Është një ndarje e dhimshme dhe veshtirë, por çdo fillim e ka një fund. Me këtë rast dua te shprehë gjithë mirënjohjen, respektin, falemnderimin për çdo drejtues klubi, stafet teknike, shokët e mbi te gjitha tifozët e mrekulleshëm.

Nga sot unë Liridon Leci jam një ish-futbollist, por zemra ime me futbollin sdo te ndahet kurrë. Edhe njëherë respekt, mirënjohje e falemnderim për krejt bashkpuntorët e bashkëlojtarët që takova, punova e ndamë emocione, vuajtje e gëzime se bashku”, ka shkruar Leci.

 

\RTV-Okarina\