Liqeni i Vasileves ndodhët në mes të Komunës së Drenasit dhe asaj të Fushë Kosovës, liqeni i bukur i Vasilevës ka një sipërfaqe prej 6 hektarësh si dhe me një thellësi prej 25 metrash.
Në këtë liqen ndodhën së paku 5 lloje të patave të egra, dhjetëra lloje të zogjve si dhe disa lloje të peshqve.
Liqeni i Vasilevës është i rrethuar nga malet e gjelbëruar dhe është pjesë e malit të Gospojës ndodhet në një pozitë gjeografike të thellë.
Ky vend është atraksioni i vetëm për ti kaluar ditët e vikendit për banorët e fshatrave për rreth.