Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, është deklaruar rreth çështjes nësë Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është veteran i UÇK-së.
Ai ka thënë se Kurti është veteran i rrejshëm pasi që nuk i plotëson kriteret ligjore.
“Kurti ia ka borxh Kosovës qytetarëve me dalë në parlament jo me thënë pyeti tjerët a kam qenë apo jo veteran, por duhet ta thotë vet. A i plotëson Kurti kushtet ligjore të ligjeve për veteranë për të qenë veteran i UÇK-së? Ai duhet të japë përgjigjen qytetarëve të Kosovës si kryeministër dhe të fillohet spastrimi i listave nga emri i tij. Kurti sipas ligjit për veteranë nuk është veteran, asnjë kusht nuk e plotëson, të ligjit jo të dëshirave jo disponimeve momentale të asaj që një mik ose dashamirë mirë ka qenë me qenë”, deklaroi ai në Tëvë1.
Tutje Limaj, që ishte komandant në UÇKsë, thotë se sikurse Kurti janë qindra mijëra tjerë, duke e cilësuar të parin e ekzkekutivit si “përkthyes në Zyrën e Adem Demaçit”.