Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e Malishevës, pasi që dyshohet se i njëjti ka pësuar lëndime në vendin e punës, gjatë ndërrimit të pjesëve në makineritë e një vend-punishte në fshatin Astrazub.
Viktima më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe inspektori i punës.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori i shtetit me urdhër të të cilit rasti është hapur rasti “rrezikim në vendin e punës”.
/RTV-Okarina/